Ish-ylli i Arsenalit, Alexander Hleb nuk ka thënë fjalët më të mira për sulmuesin francez, Alexandre Lacazette, për të cilin mendon se është më i dobët se Olivier Giroud.
Hleb, i cili luajti për klubin londinez mes viteve 2005 dhe 2008, nuk beson se Lacazette është më i mirë se bashkëkombësi Giroud.
Sipas mesfushorit bjellorus, ish-sulmuesi i Lyonit është lojtar i mirë, por jo edhe fantastik.
“Nënshkrimet që kanë ardhur janë të mira, p.sh Alexandre Lacazette”, ka thënë fillimisht Hleb për The Independent.
“Por, nuk mund të them se Lacazette është një nënshkrimin ‘fantastik’”.
“Unë jam një tifoz i Giroud dhe nuk mendoj se Lacazette është më mirë se ai”.
“Unë mendoj se të dy sulmuesin janë në të njëjtin nivel”, përfundoi mesfushori bjellorus.
Ndryshe, Hleb ka luajtur në të kaluarën edhe për Barcelonën, ndërsa momentalisht luan te Krylia Sovetov Samara edhe pse ka mbushur 36 vjet. /Telegrafi/