Alexandre Lacazette është duke kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Arsenalit.
Sulmuesi francez pritet të largohet nga Londra pas katër viteve qëndrim tek Topçinjtë.
30-vjeçari nuk bën pjesë më në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe largimi i tij duket mëse i sigurt.
Mediat në Ishull kanë raportuar se Arsenali i ka vendosur tanimë çmimin e largimit lojtarit dhe për ta lënë të lirë kërkon 18 milionë euro.
Arsenali po tenton ta përfshijë francezin në shkëmbim me Lautaro Martinezin, por Interi deri më tani ka refuzuar një gjë të tillë.
Roma është njëra nga skuadrat e interesuara për Lacazetten, por vetëm nëse largohet Edin Dzeko.
Në anën tjetër pistë e nxehtë për francezin mbetet edhe Atletico Madrid që edhe më parë kishte shprehur interesim për të. /Telegrafi/