Telegrafi

Lacazette në Londër për testet mjekësore te Arsenali

Duket se Alexandre Lacazette do të jetë më në fund i Arsenalit.

Sipas Daily Mirror, sulmuesi francez i Lyonit është në Londër, më saktësisht në qendrën stërvitore të Topçinjve.

E gjitha kjo për të përfunduar vizitat mjekësore dhe pastaj të finalizon marrëveshjen.

Marrëveshja do të kompletohet brenda 24 orëve, ndërsa çmimi ende nuk dihet.

Lojtari pitet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=GIby6TQxm0o