Alexandre Lacazette pritet të jetë futbollisti i ri i Arsenalit.
Sulmuesi francez ka pranuar largimin nga Lyoni dhe dëshiron të vishet bardh e kuq.
Pas shumë bisedimeve mes dy klubeve më në fund është arritur marrëveshja rekorde.
Arsenal do ta thyej rekordin e klubit për transferimin më të shtrenjtë në histori.
Plot 53 milionë euro do të paguajnë ‘Topçinjtë’ në drejtim të Lyonit për ta marrë reprezentuesin francez.
Ky transferim i sulmuesit do të thyej rekordin e mbajtur nga Mesut Ozil që i kushtoi Arsenalit 42 milionë funte.
26-vjeçari do të nënshkruajë kontratë afatgjate me Arsenalin deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/