Telegrafi

Lacazette lojtari i parë që do të largohet nga Arsenali në janar

Alexandre Lacazette ka filluar t’i numërojë ditët së mbrapshti kur do të largohet nga Arsenali.

Sulmuesi francez ishte vënë në shitje nga klubi anglez gjatë afatit kalimtar veror, por nuk arriti oferta e duhur për të.

30-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Topçinjtë dhe largimi i tij në janar nga klubi duket mëse i sigurt.

‘Daily Mirror’ ka shkruar se Arsenali e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe Lacazette është i pari që do të largohet nga klubi me tu hapur afati kalimtar i janarit.

Arsenali dëshiron që të fitojë rreth pesë milionë euro nga shitja e lojtarit në janar, pasi nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë Lacazette në verë largohet si futbollist i lirë.

Reprezentuesi francez nuk është në planet e trajnerit Mikel Arteta, që para tij preferon sulmuesit si Pierre Emerick Aubameyang, Nicolas Pepe e Bukayo Saka.

E ardhmja e francezit duket se do të jetë përsëri në Ligue 1, ku Marseille dhe Monaco kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/