Telegrafi

Lacazette kryen vizitat mjekësore te Arsenali

Arsenali pritet që të nënshkruajë shumë shpejtë me sulmuesin francez të Lyonit, Alexandre Lacazette, për një shumë rekord të klubit. 

Sipas The Mirror ai sot ka qenë për vizita mjekësore dhe i ka kaluar me sukses.

Çmimi që Arsenali do të paguajë për tyë është 52 milionë funte.

Ai do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me klubin me një pagë prej 150 mijë funte në javë.

Ai sot ishte në Arsenal London Colney, ku edhe janë kryer të gjitha procedurat.

Lacazette shënoi 37 gola në 45 ndeshjet e fundit për Lyonin. /Telegrafi/