Alexandre Lacazette do të tentojë që të bindë shokun e tij të ngushtë, Antoine Griezmann që të kalojë te klubi londinez.
Sulmuesi i Atleticos thuhet se kishte bindur Lacazetten që të kalojë te Atletico këtë verë, por ishte e pamundshme për shkak të dënimit të transferimeve që kishte Atletico.
Lacazette më pas nënshkroi për klubin anglez Arsenal dhe tash duket se ky i fundit dëshiron ta bindë Griezmannin që të kalojë në Emirates.
“Pseudonimet tona janë Griezi dhe Lacaz”.
“Nëse Griezi viziton Londrën time, unë do të kërkoj që ai të nënshkruaj për Arsenalin”, u shpreh Lacazette kohë më parë.
26 vjeçari Griezzman ka 62 gola në 116 paraqitje për Atletico Madridin.
Ai për kombëtaren franceze ka 45 paraqitje dhe 17 gola të shënuar. /Telegrafi/