Telegrafi

Laburistët suspendojnë ish-udhëheqësin Corbyn, për reagimin ndaj raportit për anti-semitizëm

Laburistët kanë suspenduar ish-udhëheqësin Jeremy Corbyn pasi një hetim zbuloi se partia ishte “përgjegjëse për veprime të paligjshme të ngacmimit dhe diskriminimit” gjatë kohës që ishte në krye të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mbikëqyrësi i Mbretërisë së Bashkuar për të drejtat e njeriut identifikoi “dështime serioze” në trajtimin e racizmit anti-hebre.

Dhe mbikëqyrësi tha që zyra e z. Corbyn kishte “ndërhyrë politikisht” në procesin e ankesave.

Ndërkohë z. Corbyn këmbënguli se ai bëri “gjithçka [ai] mundi” për të trajtuar çështjen. /Telegrafi/