Telegrafi

Laburistët britanikë do të mbështesin zgjedhjet e reja në Britani

Kreu i opozitës britanike, Jeremy Corbyn, i tha ekipit të tij të lartë të këshilltarëve të politikës sot se kushti i partisë për të mbështetur zgjedhjet e reja ishte përmbushur.

Ai tha se laburistët “tani do të nisin fushatën zgjedhore më ambicioze dhe radikale”.

“Vazhdova të thosha që ne ishim të gatshëm për zgjedhjet dhe se ai do të merrte mbështetjen tonë me kusht që çështja e Brexit të mos hiqej nga tryeza”, i tha Corbyn kabinetit nën hije, raporton Reuters.

“Ne kemi dëgjuar nga BE që vazhdimi i nenit 50 është konfirmuar deri më 31 janar, në mënyrë që kushtet tona të përmbushen për tre muajt e ardhshëm. Tani do të fillojmë fushatën më ambicioze dhe radikale për ndryshime reale që vendi ynë ka parë ndonjëherë,” tha Corbyn. /kp/Telegrafi/