Telegrafi

Laboratorët e autorizuar kanë konfirmuar sigurinë e Vegetës

Pas akreditimit, laboratori kroat, Euroinspekt Croatiakontrola d.o.o dhe Instituti i Shëndetit Publik “Dr. Andrija Štampar”, konfirmojnë mungesën e baktereve Salmonella spp. në Vegeta. Sot Podravka Inc. ka pranuar edhe rezultate shtesë të analizave të Vegetës që ishin në procesin e tërheqjes.

“Ne kemi marrë rezultatet e analizave nga laboratori i autorizuar i BE-së, Eurofins Lebensmittelanalytik Österreich GmbH, laborator i akredituar gjermani Dr. Böhm dhe Instituti Kroat i Veterinarisë – laboratori kombëtar referues për përcaktimin e Salmonella spp.

Të gjithë laboratorët e autorizuar të lartpërmendur konstatuan mungesën e bakterit Salmonella spp. pas analizave të mostrave të produktit Vegeta, të serisë që ka qenë në procesin e tërheqjes nga tregu. Me këtë është konfirmuar siguria shëndetësore e serisë të produktit Vegeta në treg.

Pasi të ketë marrë ndonjë informacion të ri, Podravka Inc. do të informojë me kohë publikun dhe autoritetet e tjera kompetente, në pajtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kroacisë.

Podravka Inc. kryen kontrolle të rregullta dhe të vazhdueshme në laboratorët e saj lidhur me cilësinë dhe rregullsitë sanitare të të gjitha materialeve hyrëse të papërpunuara, gjysmë-produkteve, produkteve të gatshme, paketimeve dhe mjedisit.

Kontrolli i cilësisë kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloren e BE-së, si dhe politikat dhe standardet e aplikueshme të Podravkës në fushën e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit”, thuhet në një kumtesë të kompanisë. /Telegrafi/