Site icon Telegrafi

Laborator kanabisi në Lushnjë, tre të arrestuar dhe tre të shpallur në kërkim

Foto: Ilustrim

Policia e Shqipërisë, gjatë një aksioni ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të improvizuara si laboratorë, në Lushnjë.

Mësohet se me finalizimin e operacionit të koduar “Krutja” nga policia u zbulua një laborator kanabisi i cili ishte në një ndërtesë në Lushnjë, në të cilën aksion u arrestuan të paktën tre persona.

Pronari dhe organizatori i laboratorit të drogës në Lushnjë ishte Ervin Rista, i përshtatur në një godinë karburanti që ishte lënë jashtë përdorimit që nga viti 2004, raporton lapsi.al.

Sipas mediave në Shqipëri, 45 vjeçari banues në Tiranë është shpallur në kërkim pasi kishte përshtatur këtë godinë në një laborator për kultivimin e kanabisit nëpërmjet ngrohjes me llamba, ndërkohë që në kërkim janë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Lirim Serdani 54 vjeç dhe Igli Borova 27 vjeç.

Nga ana tjetër, në pranga ka përfunduar vetëm një person, i cili u kap në flagrancë në momentin e operacionit të anti-drogës.

Ndërsa dy punonjësit e OSHEE-së, M. Z., 64 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Gorre do të gjykohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version