Site icon Telegrafi

Laborator droge në Suharekë, policia arreston gjashtë persona

Një operacion i madh anti-drogë është duke u zhvilluar në rajonin e Suharekës.

Ky operacion nga Prokuroria e Prizrenit kishte për cak një grup të personave që prodhonin marihuanë në fshatin Shirokë të Suharekës.

Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit, ka thënë se deri më tani janë arrestuar gjashtë persona.

Laboratori është në mesin e laboratorëve më të mëdhenj  që janë shkatërruar në vitet e fundit.

Në fotografitë që i ka siguruar Kallxo.com shihen sasi të mëdha të drogës.

Në lidhje me këtë aksion, pritet që në ora 20:00 të ketë një konferencë për medie për të dhënë më shumë detaje.

Exit mobile version