Këngëtari dhe deputeti i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka treguar së fundmi përmes rrjeteve sociale se ka shijuar disa ditë të mira pushimi.
Ai bashkë me familjen kanë kaluar disa ditë mira në Kotor të Malit të Zi.
Në disa fotografi të ndara me ndjekësit në Instagram, Tahiri shkruan se u ndje mirë gjatë këtyre ditëve, aq më tepër që udhëtoi pa viza.
Këtë të fundit, Labi e thotë në kontekstin e premtimit që ka dhënë lidhur me faktin se nuk do të udhëtojë jashtë vendit, derisa të bëhet liberalizimi i vizave.
“Po de dhe ne mundemi, po nuk kemi postua shumë se. Këtu pari në Kotor pa viza isha aty”, ka shkruar Labinot Tahiri në Instagram.
Ndërkohë komentet e shumta nga fansat e tij nuk kanë munguar. /Telegrafi/