Vjosa Osmani ditën e djeshme (e diel) është zgjedhur presidentja e re e Republikës së Kosovës.
Ajo u zgjodh pas raundit të tretë që ishte final për marrjen e pozitës më të lartë shtetërore.
Me këtë rast, urimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta e nga më të ndryshmet nga fytyrat publike dhe politikanët shqiptarë.
Së fundmi ka qenë këngëtari e ish-deputeti Labinot Tahiri, ai i cili e ka uruar Osmanin për postin e ri.
I njëjti përmend ish-presidentin Ibrahim Rugova duke theksuar se edhe Vjosa ka ndjekur rrugën e tij.
Ky është postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
“Ja çka do të thonë veprat e mira dhe fjala e mirë, e mbi të gjitha ta duash vendin pa asnje interes.
Të gjithë në rrugën e RUGOVËS, duke i shkuar edhe te varri, duke u rritur dhe duke ia pa hajrin edhe pse sështë presidenti historik fizikisht në mesin tonë!
Me ketë dua te them , se edhe Vjosa Osmani ndjek rrugën e IBRAHIM RUGOVËS!
Urime presindete e nderuar postin më të veqant të shtetit tonē.
Ju jeni një imazh i çmuar që sot dhe dje , i ke bërē ; nënat, nuset e bijat tona të ndjehën tē fuqishme duke i luftuar me ju se bashku padrejtesitë që i’u janë berë vajzave shqiptare , e veqanerisht ato motra ku presin drejtesi tē cilat përjetuan tmerret nga lufta e fundit nē Kosovë!
Urime shqiptarë dhe REPUBLIKA E KOSOVËS.
Urime kryeministër Albin Kurti!
Me respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/