Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka uruar 28 nëntorin më ndryshe se të tjerët.
Tahiri përmes një statusi në Facebook, u ka dërguar të fala ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Labi ka shkruar se falë tyre sot udhëtojmë e të festojmë edhe në Shqipëri, dhe ditën e sotme u takon gjithë qytetarëve të ua urojnë festën e flamurit kombëtar familjarëve të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.
“Dikush nga ne, mundohet t’i harrojë këta trima të cilët n’a e mundësuan që sot ne të udhëtojmë e të festojmë edhe në Shqipëri, festën e flamurit kombëtar, se para vitit 1999, vetëm televizionin shqiptar”, ka shkruar Tahiri ndër tjera.
Postimi i plotë i Labinot Tahirit:
TË FALA NGA NE PËR ÇLIRIMTARËT TANË ATJE NË HAGË!
Nëse sot disa nga delegacionet serbe kërkojnë që të vijnë të lirë në Kosovë, e ku plot nga t’a kanë bërë krime në Kosovë, padrejtësia nuk duket ndryshe…!
Në anën tjetër , dikush nga ne, mundohet ti harrojë këta trima ( çlirimtarët shqiptar) të cilët n’a e mundësuan sot që ne të udhëtojmë e të festojmë edhe në Shqipëri , festën e flamurit kombëtar, se para vitit 1999, vetëm televizionin shqiptar e kemi parë duke u munduar me e rregullua antenën kah valët e Shqipërisë.
Fakt i gjallë.
Sot, n’a takon neve si qytetarë që të u’a urojmë këtyre çlirimtarëve dhe familjeve të tyre Festën e Flamurit Kombëtar. pa i harruar asnjëherë.
Me respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.
/Telegrafi/