Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ndihmat e tij në këtë kohë i ka adresuar shpeshherë te studentët.
Ai tashmë ka ndarë një shumë financiare për tetë studentët shqiptarë të mbetur në Egjipt, para të cilat mund të shfrytëzohen për bursa apo për biletë kthyese.
Një gjë të tillë, Labi e bëri të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku edhe i bëri thirrje Qeverisë që të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
“Për tetë studentët shqiptarë që kanë mbetur në Egjipt. Ne njihemi për vepra dhe me vepra dëshmohen punët tona, për çdo qytetar në trevat shqiptare”.
“Me ardhjen e Egzon Ibrahimit dhe të Fadil Hoxhës në shtëpinë time, të cilët u interesuan për tetë studentët në Egjipt, të cilët kanë mbetur atje gjatë kohës së pandemisë, ne u interesuam menjëherë për ta. Do t;iu dërgojmë së paku 3.000 euro për biletat kthyese ose për bursa”, ka shkruar këngëtari në postim.
Para disa ditësh, këngëtari nga Ferizaj dhuroi një donacion për fëmijët e “Grupit të Kumanovës”. /Telegrafi/