Telegrafi

Labinot Tahiri thotë se nga java tjetër fillojnë mbrëmjet muzikore: Kushdo që infektohet, le të izolohet në shtëpi

Labinot Tahiri Foto: Instagram/labinottahiriofficial

Artistët shqiptarë gjatë pandemisë coronavirus kanë ngritur zërin mjaftueshëm, pasi puna e tyre kishte rënë në zero.

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të grumbullimit të personave, që me këtë rast rrezikohej shëndeti i tyre.

Por, Labinot Tahiri në një postim në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar se nga java tjetër do të fillojnë mbrëmjet muzikore, kurse kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi.

Foto: Instastory

“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës.Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë”. U shpreh ai.

Tutje këngëtari shtoi: Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra”.

Ndërkaq, një postim i tillë erdhi pasi gjatë fushatës zgjedhore pati grumbullime të shumta në qytete të ndryshme. /Telegrafi/