Artisti i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ditë më parë paralajmëroi projektin e ri muzikor.
Ai njoftoi fansat se ka bashkuar forcat me këngëtaren Albina Kelmendi, teksa projekti i dedikohet dashurisë.
Dyshja së fundmi kanë njoftuar se kënga do të lansohet ditën e enjte (24 shtator).
“Premiera e këngës, Hallakam të enjten në ora 17:00”, ka shkruar këngëtarja nga Peja.
Edhe pse ky është bashkëpunimi i parë i tyre, kënga besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.
Labi njëherësh është në përgatitje edhe të një albumi të ri me këngë ‘live’.
I njëjti ndërkaq muajve të fundit ka qenë shumë i komentuar në faqet rozë, gjersa po vazhdon të jetë tejet i angazhuar edhe me aktivitete të ndryshme bamirësie. /Telegrafi/