Labinot Tahiri pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovës, i është rikthyer mesazheve me tematika sociale.
Këngëtari ka reaguar në lidhje me lojën vdekjeprurëse të quajtur “Balena e Kaltër” .
Ai u ka tërhequr vëmendjen të gjithë prindërve që të kontrollojnë fëmijët se çfarë po bëjnë në kompjuterët e tyre, transmeton Telegrafi.
“Të dashur prindër, meqenëse faqja ime e Facebookut përcjellët shumë nga shikuesit tanë, dua te ndaj me ju këtë shqetësim për çdo fëmijë që keni.
Ju lutem te kujdeseni se a e kanë të instaluar këtë lojë?! Loja ka përmasa shkatërruese në psikiken e fëmijëve nëse ata luajnë me këtë lojë. Zoti ju ruajt nga çdo gjë”, ka shkruar Labi në Facebook.
Ndryshe, loja që u bë fenomen i madh ndër të rinjtë deri më tani u ka marr jetën mbi 100 personave anembanë botës. /Telegrafi/