Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, do të publikojë të mërkurën këngën e tij më të re.
“Sa shumë” mban titullin projekti i tij më i ri muzikor, i cili është vizualizuar edhe me klip.
Xhirimet e këtij klipi janë kryer në bregdetin shqiptar në Ulqin, teksa ka qenë vet këngëtari Tahiri ai i cili pak javë më parë ndau me ndjekësit disa imazhe nga prapaskenat.
Ashtu si shumë kolegë të tij, Labi ka shënuar një rikthim në aspektin e mbajrjtes së koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore.
Me lejimin e organizimit të tyre deri në orën 1 të mesnatës, diskotekat vendosure kanë filluar të organizojnë mbrëmje të shumta me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm.
Labi ishte ndër të parë këngëtarë që me ngulm kërkoi lejimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve muzikore, që nga protesta e vitit të kaluar, e organizuar në qershor.
Po vetëm këtë vit, Qeveria e Kosovës mori një vendim i cili miratoi lejimin e organizimit të dasmave, ahengjeve e mbrëmjeve të ndryshme muzikore. /Telegrafi/