Këngëtari i mirënjohur nga Ferizaji, Labinot Tahiri – Labi, ka publikuar projektin më të ri muzikor.
“Boomerang” mban titullin kënga e tij e re, e cila vjen pas projektit “Faleminderit për ditët e mira”.
Ky projekt është shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa është mjaft veror dhe është realizuar nga IB Events.
Ndërkohë, në llogarinë e tij personale, Instagram ka njoftuar fansat se nesër do të publikojë albumin e ri të titulluar “Faleminderit për ditët e mira”.
Këngëtari Tahiri vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe në politikë edhe në muzikë, gjersa nuk do të mungojë edhe në disa mbrëmje të ndryshme muzikore gjatë verës. /Telegrafi/