Telegrafi

Labinot Tahiri paralajmëron një tjetër këngë të re

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, javën e kaluar solli këngën e re të titulluar “Hallakam” në bashkëpunim me artisten Albina Kelmendi.

Ndonëse është veç një kohë e shkurtër, i njëjti ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri në duet me të motrën.

Përmes rrjeteve sociale, krijuesi i shumë hiteve tregoi se këtë herë ka bashkuar forcat me motrën e tij, Sarandën.

Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Artisti ndërkohë ndau edhe disa pamje nga xhirimet e klipit të ri, i cili siç duket do plasohet gjatë javës së ardhshme.

“Momente nga klipi i radhës, dueti me motrën time, Sarandën. Pas një jave e keni nëpër ekranet tuaja”, shtoi Labi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duke qenë se prej vitesh është pjesë e estradës, shumë prej fansave të Tahirit janë të bindur se kënga e tyre do shndërrohet në hit të kësaj kohe.

“Hallakam” ndërkohë për pesë ditë ka arritur të grumbullojë mbi 300 mijë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/