Telegrafi

Labinot Tahiri paralajmëron lansimin e albumit të ri

Këngëtari dhe deputeti, Labinot Tahiri, duket se i është kthyer seriozisht muzikës.

Ai ka paralajmëruar që brenda dy ditësh të lansojë albumin e ri të tij.

Bëhet fjalë për një album me këngë dashurie që do të vijnë edhe si CD, por edhe ‘online’.

“Do ta gjeni secili veten në ato këngë”, ka shkruar mes tjerash Labi në parlajmërimin e tij.

Labi ju kthye së fundmi performancave në klube të ndryshme në vend.

Dhe, kjo duket se ka shtyrë atë që të sjellë edhe këngë të reja, të cilat pritet të pëlqehen nga publiku.

Labi në periudhën e fundit më shumë ka qenë i angazhuar politikisht, si deputet i Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/