Telegrafi

Labinot Tahiri paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Albina Kelmendin

Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Ndonëse po vazhdon me aktivitetet e tij bamirëse, ai së fundmi ka njoftuar fansat se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

I njëjti përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjetet sociale, tregon se po vjen në bashkëpunim me këngëtaren Albina Kelmendi.

Albina Kelmendi dhe Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Në bazë të imazheve, duket se klipi i tyre është realizuar në qytetin e bukur të Prizrenit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Me datë 25 shtator 2020 e keni gati. Këtu ka çka shikohet dhe mbi të gjitha të dëgjohet, derisa sot klipet shikohen, e nuk kujtohen këngët, por harrohem”.

“Kënga quhet hallakam, ama hallakam për dashuri. Albina si Albina, e ka qarë duke kënduar këtë këngë, ndërsa për veten nuk flas se e dini vet. Ju duam Albina & Labi”, ka shkruar ai.

 

Projekti njëherësh mezi po pritet edhe nga fansat e dy artistëve, pasi reagimet pranë postimit ishin të shumta. /Telegrafi/