Telegrafi

Labinot Tahiri në vikend, pastron veturën e re në oborrin e shtëpisë pranë familjarëve të tij (Foto)

Këngëtari i njohur nga Ferizaji Labinot Tahiri, përveç muzikës është bërë i njohur për publikun edhe për nismat iniciative që ndërmerr shumë shpesh.

Ndërkohë, ai ka shumë fansat të cilët e ndjekin vazhdimisht në rrjetet sociale.

Labi preferon që herë pas here të publikojë fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij, gjersa një të tillë e ka publikuar edhe së fundmi në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Labi nuk ka nevojë për miksetë apo amplifikatorë për të interpretuar për mrekulli një këngë (Video)

Meqë është e shtunë dhe vikend, këngëtari ka preferuar që ta shfrytëzojë ditën për të bërë disa punë rreth shtëpisë.

Siç rëndom bëjnë shumë personazhe të njohur VIP, ai nuk e ka dërguar në autolarje veturën e tij, por ka vendosur që ta pastrojë vet në oborrin e shtëpisë së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në fotografinë e publikuar, Labi shfaqet duke larë veturën e tij të re, të tipit “Fiat 500”, gjersa andej pari gjendeshin edhe familjarët e tij.

Në sy binte edhe shtëpia luksoze e këngëtarit, i cili nga të ardhurat e mëdha nga muzika, i ofron vetes një jetesë shumë të mirë. /Telegrafi/