Nënkryetari i AKR-së, Labinot Tahiri, ka mohuar largimin e tij të mundshëm nga AKR-ja.
Tahiri ka thënë se këtë nuk mund t’ia bëjë Presidentit të partisë së tij Behgjet Pacolli.
Përmes një videoje në rrjetin social Facebook, Tahiri thotë se nuk është ai që ia bën këtë Pacollit, pasi sqaron se ai ndaj tij është mirënjohës.
“Nuk jam unë ai që ja boj këtë Pacollit sa çel e mshel sytë sepse unë jam mirënjohës dhe nuk e bëj këtë, ne po e presim Behgjetin dhe po presim ta përmbyllim fushatën”, shprehet ai.