Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri lë muzikën – niset për Harvard

Këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se do të lë muzikën për pak kohë, pasi do të udhëtoj për në Harëard. Lajmin ai e ka bërë publik nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Labit në Facebook:

Vëmendje!

Unë e dua ndoshta më shumë se 90% e Estradës mbarë Shqiptare muziken dhe e kisha atë ndjenjë të qëndroja një këngëtarë i cili kurrë nuk krijova armiqësi dhe urrejtje në mes shokëve dhe kolegëve të mi të muzikês e që sot akoma e mbaj modestinë dhe thjeshtësinë time.

Asnjëherë në jetën time, nuk kam andrruar dhe nuk kam menduar se do me viej koha që në disa raste siq është tani rasti ku unë do udhetoj në Harëard për disa muaj, dhe do ta bëja atë rrugë që nesër të më duhet të bëj ndonje veprim të mirë pêr Atdheun dhe Popullin tim, thjesht edhe unë mund të knaqem dhe të qendroj indiferent ndaj ngjarjeve në Kosovën tonë por nuk mundem.

Të gjithë e duam atdheun dhe popullin, por të bësh sakrificat për të janë të rënda, nuk janë të lehta!

Një ditë, unë, do mundohem të jem njeriu që ti bashkoj mendjet e popullit tim për një KOSOVÊ DHE KOMBIN TIM TË ZHVILLUAR E TË FUQISHËM.

Pa urrejtje Politike e shoqerore!

Jam shumë i shqetsuar nga ngjarjet në vend, por shpresoj se ditët e ardhshme do të ndriqojne për së miri!

Mbetemi me shpresë duke e kujtuar Qershorin në VITIN (1999) se si ishte populli i lumtur kur e prisnim Kosovën drejt ngritjes se saj në Këmbë dhe ditët e Lirisë!

Labinot tahiri.

Exit mobile version