Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.
Tash e sa kohë, përveç muzikës, ai ushtron edhe profesionin si deputet në Parlamentin e Kosovës.
Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan me ta çdo ditë fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, Labi ka publikuar në InstaStory një fotografi nga e kaluara, ku shfaqet bashkë me familjarët e tij, teksa mban në dorë një kitarë.
Ai shkruan në mbishkrimin e fotografisë se këtë kitarë e kishte dhuratë nga xhaxhai i tij.
“Isha i nderuar edhe pse isha i ri, sepse më bënin ofertë që të shkoja nëpër shtëpitë e tyre tek komshijtë, e që në ato rrethana nganjëherë t’i harronim brengat. Këndoja këngë argëtuese.
“Faleminderit shumë për këtë foto. Kitara ime e parë e dhuruar nga axha im, Faruk! Vakt o vakt…Eh jeta, sa i lumtur jam kur më dërgojnë fotografi e video kur isha i ri! Mosha 16 vjet”, ka shkruar Labinot Tahiri.
I njëjti, së fundmi solli këngën “Falem” në bashkëpunim me Ramadan Krasniqi – Danin. /Telegrafi/