Në kaudër të aktivitetit të tij humanitar, këngëtari Labinot Tahiri, në rrjetin social Facebook ka lajmëruar se nga aksioni i tij për ta ndihmuar Arbenit Hazirin, nga Komuna e Shtimes, ka arritur t’i grumbullojë 5 mijë e 438 euro.
Arbeniti është vetëm tetë vjeçar dhe ka nevojë që ta bëjë transplantin e mëlçisë. Përveç shumës së madhe të parave (80 mijë euro), kurimi i sëmundjes së Arbenitit duhet të kryhet jashtë vendit.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Labinot Tahirit:
“Të nderuarê qytetarë, Unë dhe të gjithë ju, arritem t’i mbledhim 5,438€ për djaloshin Arbenit Hazirin nga Komuna e Shtimes. Ju lutem të vëllau im, mos dërgoni më para, sepse jemi marrur vesh me prindin e Arbenitit të dorëzohen paratë vetëm në akontin të cilin e keni të publikuar, konton e Arbenit Hazirit. Ju faleminderit të gjithëve. Zoti ju dhashtë gjitha të mirat e jetës. Vazhdoni të ndihmoni Arbenitin. Kaq kisha mundësi bashkë me juve. Parat të cilat jeni duke e parë shifrën totale, do t’i dërgoj në akontin e Arbenitit për pak minuta. Me respekt, Labinot Tahiri !”.
Ndryshe, të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë Arbenitin e vogël, mund ta telefonojnë babin e vogëlushit, Riza Hazirin, në këtë numër të telefonit: 044-705-107. Të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë mund të dërgojnë familjen Haziri në këtë xhirollogari: 1170152964000127./Telegrafi/