Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar mbajtjen e “Darkës së Gurbetqarit”.
Siç ka thënë Tahiri, një aktivitet i tillë do të zhvillohet më 7 gusht në qytetin e Ferizajt.
Postim i plotë i tij në Facebook:
DATA 7 GUSHT 2019 në FERIZAJ!
Do të mbahet radha e 5-të, DARKA E GURBETQARIT
Pra viti 5-të!
Të paktën unë nuk e kam ndërmend ta ofendojë ndonjë vëlla apo motër nga Diaspora, dhe as një nuk guxojmë ta mendojmë atë gjest!
T’i ruajmë si sytë e ballit, se ata vijnë në tokën e tyre dhe ne duhet të jemi (Gardianët e tyre) edhe kur janë këtu, edhe kur nuk janë në shtëpitë e tyre.
Kaq kemi mundësi të bëjmë së bashku me qytetarët e Ferizajt , biznese e vullnet mirë!
Për ju o shtylla e atdheut tim dhe atdheut tonë
D I A S P O R A
Ju thërras nga të gjitha trojet tona SHQIPTARE!
Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë! /Telegrafi/