Telegrafi

Labinot Tahiri feston ditëlindjen e 42-të: I bekuar që linda në këtë vend

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri sot po feston ditëlindjen e 42-të.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtari nga Ferizaj tha se ndihet i bekuar për vendlindjen e tij, ndërsa pranoi urime të shumta nga miq, kolege e fansa.

“I bekuar që linda në këtë vend i quajtur Kosova e Shqipërisë. Tani sonte ditëlindja ime ku i mbusha 42 vite jetë! Qofshi të bekuar të gjithë, e me ju edhe unë me familje. Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi në mbishkrimin e një fotografie.

Ndërkohë, rikujtojmë që Labi ishte tejet i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë viti 2021.

Ndërkohë, pak ditë më parë këngëtari publikoi këngën e re me videoklip “Edhe kur të martohesh”, që u prit mirë nga publiku dhe deri tani ka grumbulluar mbi 200 mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/