Telegrafi

Labinot Tahiri me familjen në Spanjë për pushime, thotë se pas dy viteve ua lejoi familjarëve të udhëtojnë me aeroplan

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka qenë shumë i diskutuar në media muajve të fundit.

Deklaratat e tij lidhur me virusin COVID-19 si dhe protestat bashkë me kolegët e gastronomet kundër ndalimit të tubimeve, ishin ndër temat më pikante përmes së cilave Labi u vu në qendër të vëmendjes.

Ndërkohë, ndonëse përjetoi një verë pa dasma e ahengje familjare sikur të gjithë kolegët e tij, Labi duket se ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ai ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, se bashkë me familjen kanë zgjedhur Spanjën si destinacion për pushime.

“Pas dy viteve tani ua lejova familjes të udhëtojmë së bashku me avion drejtë Spanjës”, ka shkruar këngëtari Tahiri në mbishkrimin e një fotografie familjare të publikuar në Instagram.

Labi përndryshe gjatë gjithës kohë së pandemisë, nuk i ka ndërprerë aktivitetet e tij humanitare, duke u dalë vazhdimisht në ndihmë njerëzve në nevojë. /Telegrafi/