Këngëtari dhe ish-deputeti i njohur, Labinot Tahiri, këto ditë është përfshirë në një debat sa i përket vendimit të institucioneve që këtë vit të mos ketë organizime të dasmave, ahengjeve të ndryshe apo tubime që përfshijnë turma të mëdha njerëzish.
Reagime pati nga kolegë të tij të shumtë, disa prej të cilëve e kontestuan, e pati edhe nga ata që iu bashkuan iniciativës së tij për t’i dalë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndër të tjerash, Tahiri kishte cekur në njoftimin e tij se ai dhe shumë kolegë të tij kanë marrë parapagesë për dasmat e sivjetme dhe nuk mund t’i kthejnë ato, ngasi i kanë harxhuar paratë.
Ndërkohë, këngëtari nga Ferizaj duket se ka bërë një tjetër investim sa i përket aseteve të tij, duke blerë një veturë të re luksoze, të tipit Audi Q8.
Këtë e bëri të ditur djali i këngëtarit dhe ish-deputetit, duke ndarë me ndjekësit e tij një fotografi të veturës së re luksoze të babait të tij, të parkuar tashmë para shtëpisë së tyre luksoze në Ferizaj.
“Urime babë, e gëzofsh me shpirtin tënd dhe me ne, e ke meritu pa dyshim. Këtë me kaparin e sivjetshit”, shkroi ai në InstaStory.
Në statustij e tij kundërshtues të bërë javën e kaluar, Labi gjithashtu përmendte faktin që sezona nuk duhej anuluar këtë vit, pasi i duhet të paguajë këstet në bankë dhe njëlloj me probleme financiare do të përballen edhe punëtorët e gastronomisë dhe turizmit. /Telegrafi/