Një shqiptar i Kosovës i shpallur në kërkim ndërkombëtar u vu në prangat e policisë kufitare në Morinë, të Kukësit.
Labinot Behluli, 32 vjeç, banues në Prishtinë, u arrestua pasditen e djeshme me qëllim ekstradimi.
I riu u kap në hyrje të territorit shqiptar, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritet hungareze.
Gjykata Lokale e Szekesfehervar-Hungari në 5 maj ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vjedhje të rënda.
Për ndjekje të mëtejshme, ndaj tij materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Kukësit.