Telegrafi

Labinot Alshiqi sjell këngën e re “As një nuse si e jona”

Foto: ATV & Folk/YouTube

Labi Alshiqi, këngëtari i dashur nga publiku, ka lëshuar në treg këngën e tij më të re që prej adhuruesve të muzikës tradicionale shqiptare është pritur me entuziazëm.

Kënga titullohet “As nje nuse si e jona” dhe është një shtesë e ëmbël në repertorin e tij që përkujdeset për të ruajtur dhe promovuar thesarin e pasur folklorik.

Projekti muzikor është orkestruar nga muzikanti Labinot Mezini.

Foto: ATV & Folk/YouTube

Videoja muzikore që shoqëron këngën është realizuar nga produksioni A Films, dhe shpërfaq një atmosferë traidicionale me elemente kryesisht kombëtare.

Lansimi i “As nje nuse si e jona” ka ngjallur reagime pozitive në rrjete sociale, ku fansat kanë shprehur mirënjohjen dhe kënaqësinë për të dëgjuar këtë projekt të ri muzikor nga Alshiqi.

Shumica e komentuesve në YouTube e kanë përgëzuar këngëtarin për ruajtjen e vlerave dhe bukurisë së muzikës popullore shqiptare. /Telegrafi/