Labinot Tahiri – Labi ka realizuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Fidan Ahmeti.
Kënga mban titullin “Ja le zemrës pikë” dhe vjen e interpretuar mirë nga dy këngëtarët.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa videon e ka xhiruar produksioni RGB Entertainment.
Agon Neziri qëndron prapa kësaj kënge, pasi e ka realizuar muzikën dhe e ka bërë orkestrimin.
Tekstin e këngës “Ja le zemrës pikë” e ka shkruar Fadil Topalli.
Qëllimi i kësaj kënge, sipas Labit, është që të “relaksohet pakëz ndjenja në të cilën ndodhemi’.
Në njoftimin e mëhershëm për këtë këngë, këngëtari ka bërë të ditur se pas këtij projekti do të vijë me një baladë të re. /Telegrafi/