Prezantuesi i njohur Labinot Gashi këto ditë ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, për xhirimet e emisionit të ri.
Përmes rrjeteve sociale, Labi ka shpalosur me ndjekësit e tij imazhe që tregojnë për momentet që është duke kaluar atje.
Teksa ka vizituar një prej shkretëtirave të Dubait, Labi nuk ka hezituar që të vishet edhe me veshjen e njohur arabe ‘galabia’, veshje e cila i karakterizon edhe sheikët.
Ndërkohë, ditët e nxehta që mbizotërojnë atje kanë ndikuar që prezantuesi të marrë edhe një ngjyrë të mirë lëkure.
Ndryshe nga ai, bashkëshortja e tij Qëndresa është duke qëndruar në Kosovë, ndërsa nuk kanë bërë të ditur nëse do shkojnë në muaj mjalti.
Episodet e reja të “1 kafe me Labin” duket të jenë edhe më interesante me vizitat e moderatorit në Dubai. /Telegrafi/