Telegrafi

Labi me veshje kombëtare në dasmën e tij, luan vallen e Rugovës (Video)

Moderatori Labinot Gashi Qëndresa Bajrami sonte (e hënë) janë duke festuar natën e dytë të dasmës së tyre.

Çifti kanë organizuar një dasmë luksoze me shumë të ftuar VIP, ku nuk kanë munguar emra të njohura nga arti, televizioni, madje edhe politika.

Lexo po ashtu Dani mban ‘timonin’ për argëtimin e mysafirëve në martesën e Labit, pamje ekskluzive nga dasma (Foto)

Atmosfera që ka mbizotëruar në këtë dasmë është reflektuar me shumë video që vet protagonistët e saj kanë publikuar në rrjetet sociale.

Pas një performance të veçantë nën ritmet latine, të ftuar për ta hijeshuar dasmën kanë qenë edhe disa valltarë, të cilët kanë dhuruar performancë me motive shqiptare.

Lexo po ashtu Performancë e veçantë me ritme latine në dasmën e Labit dhe Qendresës (Video)

Edhe Labi në këtë rast ka bërë një ndërrim të dukjes, duke u paraqitur me veshje kombëtare.

Një video e cila ka qarkulluar në rrjetet sociale ka sjell më së miri këtë moment. /Telegrafi/