Site icon Telegrafi

Labi vazhdon me aktivitetin bamirës – pas donacionit për studentët, ndan fonde për fëmijët e ‘Grupit të Kumanovës’

Labinot Tahiri (Foto: Instagram/labinottahiriofficial)

Këngëtari i njohur, Labinor Tahiri, së fundmi ka deklaruar se nuk do të publikojë asnjë nga projektet e tij muzikore deri sa të përfundojë pandemia coronavirus.

Kjo vjen pasi, sipas tij, qytetarët po përballen me probleme të tjera, ndërsa fëmijët kanë telashe shkollore.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ka theksuar edhe ndihmën financiare që do të adresojë te studentët.

“Mirëdita të gjithëve. Këngët e mia i kam gati për t’i publikuar, por pasi që qytetarët dhe fëmijët kanë telashe tjera shkollore derisa përfundimisht të kalojë pandemia nuk po i publikoj”.

“Pas donacionit 5.000 euro për studentët, ne kemi ndarë 2.500 për fëmijët që janë në shkolla, të familjarëve të Grupit Kumanova. Bëhet fjalë për 50 fëmijë nga 50 euro! Po ashtu edhe për 10 fëmijë të tjerë iPad për të mësuar online”, ka shkruar këngëtari në përshkrimin e fotografisë.

Derisa përçoi një mesazh të tillë për të gjithë ndjekësit e tij, Labi është parë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Ndërkaq, kohëve të fundit këngëtari nga Ferizaj, ka premtuar edhe një donacion për Kullat e Jasharëve në Prekaz. /Telegrafi/

 

Exit mobile version