Telegrafi

Labi: Unë nuk kam formuar klane në estradë dhe as në politikë, këngët e mia nuk janë shpërndarë kurrë nga kolegët

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell një bashkëpunim me reperin 2 Ton.

Ai ka qenë me vite të tëra aktiv në muzikë, duke publikuar vazhdimisht projekte të reja, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Së fundmi, ai ka publikuar një shkrim në rrjetin social Instagram, ku ka përmendur ndër të tjerash faktin se kolegët nga estrada nuk ia kanë shpërndarë asnjëherë atij këngët, ashtu siç ata bëjnë mes vete.

Labinot Tahiri në Kuvendin e Kosovës (Foto: Telegrafi)

“Unë nuk kam formuar kurrë klane as në estradë dhe as sot në politikë. Unë punoj me shpirt dhe zemër dhe jo vetëm për vete. Klipet e mia, nuk mi kanë shpërndarë estrada sikurse shumë të tjerëve qe njeri tjetrit i’a shpenrndajnë, normalisht publiku mi k’a shperndarë gjithmonë..!

Thjeshtë nuk kam pasur frik kurrë nga deshtimi i karrieres, edhe pse ate e kanë dashur disa njerë, por atë e cakton vetëm i madhi Zot. Kësaj radhe, sigurisht se do ti vëzhgoj me kujdes ata qe sot kanë bërë karrierë, e dje u’a kam hapur derën e bashkpunimit dhe të mundesive në karrieren e tyre.

Sidomos kjo vlen për ‘Ferizajlit’ që duhet të mbushen mend se gjithnje kanë qenë te shkelur, dhe fjalet qe u’a kam thënë ju kanë dalë edhe sot”, (sic), ka shkruar Tahiri në Instagram. /Telegrafi/