Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, së fundmi u nderuar me mirënjohje nga Komuna e Hanit të Elezit.
Ai ndërkohë po tregohet mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video nga jeta e tij e përditshme.
Së fundmi, Labi publikoi për ndjekësit në InstaStory një fotografi nga plazhi, duke treguar arsyen se pse ka zgjedhur bregdetin shqiptar për pushime.
Këngëtari dhe ish-deputeti shkruan se përkundër faktit që kishte mundësinë t’i realizonte pushimet në një vend më luksoz, zgjodhi Shqipërinë për shkak të patriotizmit.
“Po qes foto si mos me pas qenë kurrë në pishina apo deti. Nuk isha në vende që ka të bëjë me LUX TË MADH nëpër detra të tjera edhe pse i kisha, i kam e uroj që ti kem mundesitë! Nuk vlejnë më shumë se sa Shqipnia. E dua Shqipërinë”, ka shkruar Labi në InstaStory.
Përndryshe, ai si çdo koleg tjetër i tij nga estrada përjetuan një verë pa koncerte e mbrëmje muzik9ore, shkaku i masave preventive për virusin COVID-19. /Telegrafi/