Telegrafi

Labi, të hënën publikon një baladë

Derisa këto ditë është temë kryesore politika, Labinot Tahiri ka vendosur që të mos e lë anash edhe profesionin e tij si këngëtar.

Ai ka njoftuar se të hënën do ta lansojë këngën e re që do të vijë me videoklip.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi ka njoftuar se kënga mban titullin “Paramendo”.

Po ashtu, këngëtari ka bërë të ditur se është një baladë, të cilën ai e veçon shumë.

“Në pritje të këngës ‘Paramendo’. Shpresoj të hënën, të dalë klipi më i ri dhe kënga të cilën e veçoj më së shumti nga baladat e mia. Me dashuri, Labi!”, shkruan në një postim të këngëtarit në Instagram. /Telegrafi/