“Ujku Plak” është një nga hitet e famshme të grupit të njohur ‘Fisnikët’, të cilët e kanë sjellë për publikun shumë vite më parë.
Dhe tani këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri, këtë projekt e ka realizuar në versionin e tij së bashku me djalin e tij, Eltonin.
Derisa e shoqëron me kitarë, Labi është ulur në një nga ambientet e jashtme të shtëpisë së tij luksoze ku në sfond duket edhe pishina.
“Labi dhe Eli te shtëpia. Fik se fikë bile me muzikë. Sa herë që këndoja i ri me kitarë e mendoja një public që di të më vlerësojë”.
“Sot falë Zotit e kam atë publik të dashur e shumë brilliant që më kanë mbajtur në skenë, dhe që më kanë dhuruar gjithçka që kam sot çkado që shihni. Përjetësisht mirënjohës Labi dhe Familja”, ka shkruar ndër tjerash krahas postimit artisti shqiptar.
Labi përndryshe kohëve të fundit ka qenë shumë i përfolur në mediat rozë për shkak se doli kundër vendimit të Ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, i cili deklaroi se sivjet mund të mos mbahen dasmat dhe ahengjet e ndryshme familjare.
Këngëtari paralajmëroi edhe protesta nëse një gjë e tillë do të ndodhë, pasi do ketë një humbje të madhe për artistët në tërësi. /Telegrafi/