Labinot Tahiri nuk ka të ndalur me aktivitetet humanitare.
Këngëtari ferizajas, i cili me përkushtimin e tij të madh ka ndihmuar dhe po vazhdon të jetë afër atyre që kanë nevojë sapo kanë finalizuar nismën për t’i ndihmuar Teuta Krasniqit nga Peja dhe pesë fëmijëve të saj, transmeton Telegrafi.
Pasi familja Krasniqi u vendosën në banesën e tyre të re, këngëtari përmes rrjeteve sociale ka publikuar shumën dhe emrat e të gjithë donatorëve që ndihmuan në këtë rast duke treguar se një pjesë e parave që kanë tepruar do t’i dedikojë për rastet e tjera me radhë.
“Të nderuar donatorë ja emrat e juj, të cilêt ndihmuat familjen e Teutes!
Si çdoherë, edhe kësaj radhe jam marrur vesh për pjesën e mbetur të parave që të dedikoj te familjet e radhes që i kam gjithmone me pelqimin tuaj!
Vetëm unë i kam mbledhur 37,000 euro!
20,000 euro i kam derguar për ta bere pagesen e baneses dhe të tjerat janë në doren time!
Faleminderit shumë të gjithë donatorëve!
Zoti ju shperbleftë!”, ka shkruar Labi sipër fotografive ku ka publikuar shumën dhe emrat e donatorëve./Telegrafi/