Telegrafi

Labi publikon ‘selfie’ nga Kuvendi i Kosovës, po e shijon profesionin e deputetit (Foto)

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, tashmë deputet nga radhët e AKR-së, po e shijon më së miri karrigen e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këtë gjë ai e ka treguar sot (e martë), përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqet në një ‘selfie’ në karrigen e tij.

“Në Parlament”, kishte shkruar Labi në mbishkrimin e fotografisë, teksa shfaqej mjaft i freskët dhe elegant.

Labi publikon një ‘selfie’ atraktiv nga Kuvendi i Kosovës. Burimi i fotos: InstaStory

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca e radhës për Interpelancën e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Labi nuk ka qenë shumë aktiv gjatë debatit të zhvilluar, megjithatë ai nuk po mungon në thirrjet e deputetëve në Parlament.

Sa i përket muzikës, “Paramendo” mbetet projekti i tij i fundit muzikor, i cili u prit mirë nga fansat e këngëtarit. /Telegrafi/