Pas aktiviteteve të shumta humanitare, Labinot Tahiri vazhdon të jep kontributin e tij për shoqërinë, por këtë herë në një mënyrë më ndryshe.
Zakonisht jemi mësuar të shikojmë Labin duke ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike, por këngëtari këtë herë ka vendosur t’ua lehtësojë qarkullim nxënësve dhe kalimtarëve tjerë.
Këngëtari ka marrë mundin që të pastrojë trotuarin nga bora që kalimtarët të ecin me lehtë dhe këtë e ka publikuar në profilin e tij në Facebook me shpresën që të tjerët do të ndjekin shembullin e tij. /Telegrafi/