Telegrafi

Labi paralajmëron protestë të martën para MSh-së, fton estradën dhe pronarët e restoranteve

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Ka tash e sa kohë që në rrjetet sociale po shpërndahet një thirrje për protestë nga estrada dhe pronarët e restoranteve.

E kjo duket se është gati të ndodhë të martën para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga këngëtari dhe ish-deputeti i njohur Labinot Tahiri – Labi.

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Ai në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje estradës dhe gjithë pronarëve të restoranteve që t’i bashkohen kësaj proteste.

Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“PROTESTA E RADHES PARA MSH
DITËN E MARTE ORA 11:00

Ju thras të gjithëve pronarë të restauranteve dhe Estradë!
Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë!
Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, Baushtella e biznese te tjera se kane ndal asnjë moment punën.

Të dashur vëllezer, per me ua ndalë gojen shpirtligëve punova 3 muaj në pandemi, me ju tregu qe Labi s’jeton vetem per bo… e vet, por mendon për të gjithë!
Dmth. në 30 komuna kemi dërguar ndihma!
Në 5 vende tjera (qytete të trojeve shqiptare mbi 50 mijë euro).
Mbi 20.000 nëpër shume vende… nuk e di si kanë me komentu lirine e shprehjes dhe te drejten time disa kolegë apo qytetarë, kur unë kam femijë dhe duhet të i’u dërgojë bukë edhe atyre.

Derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, edhe ashtu si gjen asgje ata se kanë mbrojte në të 4 anët, as VIRUSI SI KAP, atehere as ne nuk përbejmë rrezik!
Unë jam tani i gatshëm për protestë nëse ju nuk jeni me lajmroni ne instagram, mos keni frik se ju i beni ata të lartë që udheheqin shtetin kush do qoft.
Zani i artistit është i rendesishëm.

ESTRADA KOSOVË E SHQIPËRISË”. /Telegrafi/