Site icon Telegrafi

Labi optimist për vendimin që do marrë Qeveria lidhur me dasmat

Labinot Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këngëtarë të shumtë nga estrada dhe pronarë të restoranteve kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar që të shqyrtohet nga Ministria e Shëndetësisë vendimi për mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve familjare këtë verë.

Në krye me organizatorin Labinot Tahiri, këngëtarët Edona Llalloshi, Afrim Muqiqi, Edi Furra e Alban Mehmeti, u panë të pranishëm në protestë.

Pamje nga protesta (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Pas protestës të së hënës, Labi publikoi në rrjetin social Instagram një video, ku shihej me familjen e tij rrugës për në Ulqin.

Në mbishkrimin e saj, Tahiri tregohet optimist për vendimin që pritet ta marrë Ministria e Shëndetësisë në krye me Armend Zemajn.

“Nga lajmet e mira që marr, mundohem lumturinë tua jap femijëve po ashtu edhe femijëve të tjerë! Tani prap rruges për Ulqin me mbesen dhe binjakët  I knaqur me vendimet qe do i merr qeveria dhe me ata që na perkrahen sot në Protestë. Falenderim për ministrin Zemaj që është duke bër mundin që të lirohen mbremjet! Po ashtu zv kryeministrin Besnik Tahiri që po bën punë të madhe për këtë kategori. Keërkoj nga qeveria në përgjegjesi të marrin vendimin e duhur. Me punë e vepra arrihen gjerat e jetes jo veq kena me ba e bani ka me ba vepraaa Bablok”, ka shkruar Tahiri në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version