Site icon Telegrafi

Labi nuk do t’i presë flokët dhe mjekrën deri sa të liberalizohen vizat

Labinot Tahiri ka dorëzuar pasaportën kosovare kohë më parë pasi kishte premtuar se do ta bënte një gjë të tillë në rast mos liberalizimit të vizave për Kosovën.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka mbajtur fjalën duke dorëzuar pasaportën dhe është solidarizuar me të gjithë qytetarët që kanë mbetur të “izoluar” tash e sa vite përkundër premtimeve.

Por, këngëtari ka shkuar më tutje dhe ka bërë edhe një premtim tashmë më ndryshe nga sa e kemi dëgjuar.

Ai përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar që nuk do t’i presë flokët e as mjekrën deri të liberalizohen vizat.

“Me mjekër dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, ka shkruar Labi.

Lexo po ashtu Labinot Tahiri mban premtimin, dorëzon pasaportat e tij në MPB

“Ja lë zemrës pikë” është projekti i fundit muzikor i artistit në bashkëpunim me Fidan Ahmetin dhe kanë marrë 77 mijë shikime në YouTube.

Ndryshe, Labi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version