Telegrafi

Labi në përgatitje të këngëve të reja

Labinot Tahiri (Foto: LabinotTahiriOfficial)

Labinot Tahiri ka paralajmëruar projektet e reja muzikore, të cilit do t’i sjellë në të ardhmen e afërt.

Javë më parë, Labi e lansoi duetin me Ramadan Krasniqin – Danin, ndërsa tashmë është duke punuar në materiale të reja muzikore.

Ai e ka publikuar një fotografi të përbashkët me kompozitorin e njohur, Nexhat Mujovi – Virusi, me të cilin është duke bashkëpunuar në këngët e reja.

Njëherësh, Labi ka bërë të ditur se do të sjellë albumin e radhës me këngën e tij e të reja.

Lexo po ashtu Lajmet për Labin

“Me kompozitorin më gjigant që ka njohur shqiptaria, Virusi. Ky njeri, është personi i shumë hiteve dhe i hiteve të mia të shkruara nga Avni Qahili!”.

“Po ashtu, tani me dy producentët e njohur Ximi dhe Jetoni, të cilët janë shumë korrektë në punën e tyre dhe menaxhimin ndaj emrit tim sa i përket albumit të radhës”.

“Dje (e martë), incizova dy këngë të reja te Virusi i grupit ‘Elita 5’, të shkruara nga Fatmir Muja. Respekt për punën dhe vazhdojmë me goditjet e radhës”, ka shkruar Labi në Instagram. /Telegrafi/